Pacienti duke ecur referoi per dhimbje te forte ne anen e djathte te kraharorit, veshtiresi te theksuar ne frymemarrje dhe pamundesi per te ecur gjate per shkak te mbajtjes se frymes. Objektivisht pacienti qendronte ne anen e djathte. Mungon repiracioni ne mushkerine e djathte. Presioni arterial Normal. Oksigjenimi 82 % ne kushtet e qetesise.
Ne historine e jetes vlen te permendur qe pacienti eshte ish duhanpires 40 cigare ne dite per 40 vite dhe ka dy vite qe e ka lene duhanin. Para dy vitesh ka kaluar nje forme te rende Covidi, trajtuar ne shtepi.
Ne egzaminimin me CT skaner konfirmohet diagnoza e pneumotoraxit total te djathte.
Analizat biokimike rezultojne normale.
Pacienti u transferua prane sherbimit te kirurgjise torakale per trajtim te specializuar.
Pneumotoraksi përkufizohet si prezenca e ajrit në hapsirën midis cipave të mushkërive.
Mund të ndodh edhe në mushkëri ne dukje normale ( pneumotoraks primar) apo në terren të një sëmundje te mushkërive ( pneumotoraks sekondar)
Pneumotoraksi mund të jetë spontan ( si rasti i paraqitur)apo si pasojë e një traume.
Pneumotoraksi mund të jetë i pjesshëm ose total.
Pneumotoraksi primar ndodh më shpesh tek meshkujt e gjatë edhe të hollë ne moshat 20 deri 40 vjec.
Duhuanpirja është një faktor madhor risku. Në raste të rralla mund të jetë familjare.
Në pneumotoraksin sekondar mund të ketë sëmundje si SPOK ( 60 % të rasteve), astma, tuberkulozi, disa lloje të pneumonive etj.
Shenjat klinike mund të variojne ne varesi te llojeve dhe madhesise se pneumotoraksit.
Zakonisht pacieti paraqitet me një
dhimbje e fortë shpuese ne kraharor, dhimbje që fillon menjëherë dhe që shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje.
Shenjat janë më të theksuara në pneumotoraksin sekondar.
Per vendosjen e diagnozes radiografia e kraharorit mjafton në shumicën e rasteve. Në disa raste nevojitet skaner i kraharorit per te bërë diferencen me qeset e mëdha të ajrit në mushkëri( bulat).
Kujdes!
Pneumotoraxi është një urgjencë mjekësore edhe trajtimi duhet të jetë i tillë.
Punoi: Dr. Sokol Papa
Mjek Pneumolog Prane Klinikes IGEA