Sherbimi i pneumolgjise ne kliniken mjekesore IGEA ofrohet me profesionalizem dhe perkushtim nga Dr. Sokol Papa, mbeshtetur nga ekzaminimet imazherike, laboratorike dhe spirometria.

Diagnostikohen dhe trajtohen patologji akute dhe kronike te mushkerive, pleures; astma bronkiale, semundja pulmonare obstruktive kronike- SPOK, fibroza pulmonare, pneumonia, kanceri pulmonar.

Spirometria është testi më i zakonshëm i funksionit pulmonar. Ky test mat se sa ajër mund të thithni dhe nxirrni nga mushkëritë tuaja, si dhe sa lehtë dhe shpejt mund të kryeni kete proces.

Spirometria mund te rekomandohet ne rastet kur keni veshtiresi ne frymëmarrje, gulçim ose kollë. Kjo mund të ndihmojë në diagnostikimin e problemeve si astma dhe SPOK, ose mund të bëhet për të kontrolluar funksionin e mushkërive përpara një operacioni. Gjithashtu spirometria mund te kryhet nëse jeni duke u trajtuar për një sëmundje kronike të mushkërive, të tilla si SPOK, astma ose fibroza pulmonare, për të përcaktuar nëse sëmundja po përmirësohet ose përkeqësohet dhe nëse medikamentet ose inhalatorët po funksionojnë siç duhet. Spirometria mund të bëhet në zyrën e mjekut ose në një laborator të veçantë të testimit të funksionit pulmonar.

Kontakt

Per me shume informacion mos hezitoni te na kontaktoni